Arsimtari heq rripin e pantollave dhe i rrah nxënësit!

Një arsimtar i matematikës nga Dragashi po akuzohet se i ka rrahur tri nxënëse me rrip të pantallonave të njërit prej nxënësve, në maj të këtij viti.

Të hënën, Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj mësimdhënësit me inicialet D.M.

Sipas aktakuzës, më 13 maj 2022 rreth orës 10:20 minuta, në fshatin Blaq të Dragashit, në Shkollën fillore të mesme të ulët “Hilmi Bahtijari”, mësimdhnënësi dyshohet se i keqtrajtoi, frikësoi dhe ka fyer rëndë dinjitetin e tri nxënseve.

Në aktakuzë theksohet se i pandehuri, sapo hyn në klasë kërkon nga nxënësit që të nxjerrin librin nga lënda e Matematikës dhe të lexojnë në heshtje mësimin e fundit.

Më pas, siç përshkruhet në aktakuzë, mësimdhënësi kërkon nga nxënësit të dalin te dërrasa e zezë dhe të përsërisin mësimin që kishin lexuar.

“… I pa kënaqur me përsëritjet e nxënësve, merr rripin e pantallonave nga nxënësi me të cilin me forcë i godet nxënëset në duar, duke i shkaktuar dhembje fizike, frikë dhe fyerje të rëndë të dinjitetit, të cilat keqtrajtime tek tri të dëmtuarat rezultojnë me lëndime të lehta trupore”, thuhet në aktakuzë.

Më tej theksohet se nxënëset, së bashku me prindërit e tyre më 14 maj 2022 raportojnë të pandehurin në polici për shkak të dhunës fizike të aplikuar ndaj tyre, “në mundësinë e parë që paraqiten në lëndën e Matematikës të cilën e mbanë i pandehuri/arsimtari D.M., i njëjti fillimisht në prani të gjithë nxënësve të klasës i fyen me fjalë të ndryshme, më pas të dëmtuarave në shenjë hakmarrje, ua mbyllë notat e dobëta në lëndën e Matematikës”.

Arsimtari sipas Prokurorisë, dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Hakmarrja”.

Lexo edhe:  Gjakovarit ia thyejnë veturën BMW në oborr të shtëpisë, ia ‘avullojnë’ mbi 16 mijë euro

Tutje thuhet se prokurori i ka propozuar gjykatës që t’i shqiptojë të akuzuarit dënimin plotësues – Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.