Dyshohet se vodhën stoli ari në një shtëpi në Suharekë, identifikohen të dyshuarit – njëri ende në arrati

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë.

Kështu ka ndodhur edhe në Suharekë, ku pas veprimeve hetimore, njësitë policore kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarit për vjedhjen e rëndë në një shtëpi rrugën ‘Xhelal Kuqi’.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se tre të dyshuarit kanë hyrë me forcë brenda një shtëpie dhe kanë arritur që të vjedhin stoli ari në vlerë të rreth 2 mijë eurove.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe gjatë intervistimit në stacion policor, ka pranuar se se në bashkëkryerje me dy të persona tjerë kanë kryer veprën për të cilën dyshohen. I dyshuari i dytë ndodhet nën masën e paraburgimit për një rast tjetër të vjedhjes, ndërsa i dyshuari i tretë ndodhet ende në arrati.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar që 22-vjeçari të dërgohet në mbajtje dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’, teksa vazhdojnë kërkimet për kapjen e të dyshuarit të tretë.

 

Lexo edhe:  Pamjet +18 që po bëhen virale nga momentet intime mes Meritonit dhe Ilnisës