Çfarë po ndodh me këtë popull: Shumë shqiptarë komentojnë pro Putinit

Duket se një pjese të shqiptarëve iu e pëlqejnë liderët e fortë dhe autoritar.

Në këtë drejtim, ata nuk hezitojnë të shprehin simpatinë e tyre edhe ndaj presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Në një video të postuar nga gazeta Nacionale, ku flitet për mashtrimet që Putini ua ka bërë presidentëve amerikanë, kanë shpërthyer komentet pro presidentit rus.

Ata nuk ngurrojnë as të thurin elozhe për shefin e shtetit rus, i cili është prej armiqve kryesor të Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Një komentues me emrin Aziz Memesh thotë se lideri rus është numër një botë.

Lideri më i fortë në botë bravo i koftë”, ka shkruar ai.

Një tjetër mendon se askush në botë nuk mund ta izolon të parin e Rusisë.

Kush mund ta izlojë Putinin. Mëso të flasësh.”, shkruan Sadik Valteri.

Kurse, Idrit Dedaj mendon se ai nuk korruptohet nga perëndimoret.

Është nacionalist! Punon për popull dhe atdheun e tij. Nuk arritën ta korruptojnë, sic bënë me Gorbacovin”, ka komentuar Dedaj.

Disa prej kumtuesve duke shprehur simpatinë ndaj Putinit kritikojnë edhe vendet perëndimore, të cilat e përkrahin fuqishëm Republikën e Kosovës.

Nuk mungojnë as fyerjet për presidentët amerikan.

Presidentet ne SHBA jan trapa kompket vec gjuhës angleze që që dinë nuk dine as një gjuhë tjetër as a e as b pa tru fare”, Mehduu Osmani.

Ndërsa, Blerim Kuci flet për inferioritetin armeve perëndimore ndaj atyre ruse.

“Inferioriteti i armeve perendimore ndaj atyre ruse ne Ukraine jashte cdo parashikimi. Shikoni si asgjesohet nje HVM britanik nga droni kamikaz rus Lancet”, ka shkruar Kuci.

Lexo edhe:  KFOR-i amerikan ofron ndihmë për Policinë e Kosovë me trajnime në terren

Është e çuditshme se nga buron kjo simpati e shqiptarëve ndaj një lideri si Vladimir Puntin, i cili sot është nder liderët me të urryer në botë.

Agresioni i tij mbi Ukrainën, e ka bërë Punin prej liderëve më të izoluar të botës.

Kritikat e Putinit për Kosovën

Presidenti rus është nder kundërshtaret kryesor të pavarësisë së Kosovës.
Ai vazhdimisht ka thënë se shpallje e pavarësisë së Kosovës është kundër të drejtës ndërkombëtare.

Pas agresionit rus në Ukrainë, Putini vazhdimisht e ka marrë si pretekst Kosovën

Në prill të vitit të kaluar, ai këtë ia kishte thënë edhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Sipas tij, ashtu siç Kosova ka pasur të drejtë të bëhet e pavarur , ashtu duhet të kenë të drejtë edhe territoret tjera.

“Jam shumë mirë i njohur, personalisht i kam lexuar dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së për Kosovën. Më kujtohet mirë vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili thotë se gjatë realizimit të së drejtës për vetëvendosje, një territor i caktuar i asnjë shteti nuk është i detyruar të kërkojë leje nga autoritetet qendrore për të deklaruar sovranitetin e tij. Kështu u tha për Kosovën dhe ky është vendimi i gjykatës ndërkombëtare. Ky vendim u mbështet nga të gjithë.”, kishte deklaruar ai.

Ai kishte thënë se personalisht e ka lexuar opinionin dhe të gjitha komentet e amerikanëve e evropianëve, duke këmbëngulur se një e drejtë e tillë duhet t’i takojë edhe krahinave Donetsk e Lugansk.

“Unë personalisht lexova të gjitha komentet e autoriteteve amerikane, të vendeve evropiane, të gjithë e mbështetën. Nëse është kështu, atëherë Donetsk dhe Lugansk kanë të njëjtën të drejtë të deklarojnë sovranitetin e tyre, pa iu drejtuar autoriteteve qendrore të Ukrainës, sepse është krijuar një precedent”, tha Putin.

Lexo edhe:  Gjykata merr një vendim ndaj Ilir Abdullahut i dyshuar për përfshirje në vrasjen e policit Riza