Dua një burrë modern’, Zhaklin Lekatari: Jam e zhgënjyer nga meshkujt shqiptarë

E ftuar së fundmi në emisionin “Ftesë në 5”, Zhaklin Lekatari ka treguar se është zhgënjyer nga shoqëria shqiptare dhe se kërkon një burrë modern dhe të huaj.

“Një burrë modern. Ndoshta një të huaj. Jam zhgënjyer shumë nga shoqëria shqiptare se të merr të hedh, si t’i dojë qejfi asaj. Frustrimi kulturor që ne kemi në këtë moment është shumë i tmerrshëm. Jam shumë e shqetësuar për të ardhmen e vendit. Ne kemi nevojë për një dorë të hekurt më të madhe, që të na mbështesë dhe të shkojmë aty ku ne nuk shkojmë dot.

Nuk më kanë prishur punë komentet në një lidhje tani, se nuk ka lidhje aktuale. Po janë shumë problem kur ti bën një punë të tillë. Se ai personi që do jetë partneri yt, do marrë pjesë në këtë gjë e nuk e di nëse ai do të marrë pjesë në këtë gjë. Është shumë e vështirë të gjesh dikë që mund të jetë me ty”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se Zhaklina tregoi dhe se po përballet me një fenomen tejet shqetësues vetëm sepse jep opinione ndryshe nga ato të audiencës. Ajo tha se merr mesazhe kërcënuese çdo ditë, telefonata, përndjekje, ndalesa në rrugë dhe madje i kanë dëmtuar edhe makinën.

Lexo edhe:  Basketbollisti Drilon Hajrizi zyrtarizohet si kapiten në Trepçë