Në Skenderaj po krijohet subjekti politik për shkeputjen e Drenicës nga Kosova

Debatet “anti” Drenicë kohët e fundit në opinion kosovar kanë shkakutar huti dhe pakënaqësi të madhe në këtë trevë, pasi që siq thuhet kjo po ndodhë në vazhdimisi dhe ka qëllime të caktuara.

Sipas tyre, ky është tëntim për të paraqitur Drenicën në konteksr negativ e jo ashtu qysh e meriton si vend me tradita atdhetare, kulturore, sportive, shkencore etj.

Për t’ju bërë ballë të gjitha këtyre “intrigave”, në Skenderaj ka filluar të formohet një subjekt politik, i cili qëllim kryesor ka ruajtjen e vlerave të Drenicës.

Halil Hasani, kryetar i Këshillit Inicues të këtij subjekti politik, sot për portalin rajoni.org, ka theksuar se “pasi që të gjithë shqiptarët për rrethë neve janë bërë hasum tonë neve sna ka mbetë rrugë tjetër veq ta shkeputim Drenicën për të ju krijuar atyre një qetësi”.

Hasani ka thënë së partia “shpetimtare e Drenicës”, qysh edhe quhet ky subjekt i ri politik, nuk i jep të drejt Kryeministrit Kurti që të nënshkruajë në emër të Drenicës në takimin e ardhshëm të Ohrit.

Lexo edhe:  Prekëse: Lotët dhe gëzimi i djalit kur nëna nxirret e gjallë nga rrënojat