Zana Avdiu: Gratë s’mund të jenë të lira nëse nuk e marrin pasurinë aty ku kanë lindur

Aktivistja Zana Avdiu thotë se gratë s’mund të jenë të lira nëse nuk e marrin trashëgimin pasurore në familjen ku ka lindur.

Avdiu në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se për vajzat që dalin nga familja, problemi kryesor është marrja e trashëgimisë nga shtëpia e tyre.

“Për vajzat që dalin nga familja, problemi kryesor është të marrësh trashëgimin nga shtëpia jote. Nuk mundesh të kesh pavarësi të plotë, nuk mundesh të kesh barazi edhe në martesë, nëse ti nuk e merr pasurinë te familja jote atje ku ke lind.

Është e rëndësishme me pa se si shteti po i përgjigjet tërësisht kësaj, ndaj grave, ndaj dhunës. Shteti fatkeqësisht nuk përgjigjet hiq”, tha ajo.

Lexo edhe:  E çuditshme: Mali i Zi vendi i parë që do të paguajë për viber