Banorja e re Jori Della shfaqet duke bërë ‘twerk’, i dalin të brendshmet jashtë

Modelja shqiptaro-italiane, Jori Delli, është banorja më e re që iu bashkua shtëpisë së Big Brother VIP Albania mbrëmjen e së shtunës (4 mars).

Ajo u fut në shtëpinë e famshme të Shqipërisë bashkë me pesë konkurrentë të tjerë: Qetsorin, Fotininë, Antonetën, Elvis Pupën dhe Sabianin.

Ndërsa kanë kaluar vetëm pak ditë nga qëndrimi brenda, ajo ka marrë vëmendje herë pas here me veprimet dhe bisedat që ka bërë me banorët.

Bukuroshja ditën e sotme (e martë) e nisi me plot energji bashkë me aktoren Olta Gixhari.

Vajzat u shfaqen në diell në oborrin e shtëpisë duke kërcyer e duke bërë ‘twerk’.

Jori kishte lëshuar më poshtë tutat dhe kishte vënë në fokus tangat, gjersa provokoi me lëvizjet.

 

Lexo edhe:  Mevlani i larguari i radhës nga BBVK: Nuk e prita këtë dalje, radhën e kishin disa banorë të tjerë para meje