‘Kryemësuesja’ me mesataren 6.46 uron ditën e 7 marsit: Vlerësoj pafundësisht punën e mësuesve

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, mesatarja e së cilës figuron të jetë 6.46 në studimet e nivelit të lartë, ka uruar Ditën e Mësuesit, 7 mars.

Nagavci nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ thotë se njeh pafundësisht punën e tyre, shkruan Demokracia.com.

“Si mësimdhënëse dje, dhe si ministre sot, njoh dhe vlerësoj pafundësisht punën tuaj. Do të vazhdoj të jem zëri juaj në përpjekjen për të bërë më të mirën për fëmijët tanë”, thotë ajo mes tjerash.

Nagavci, sipas diplomës që figuronte në emër të saj, iu deshën dhjetë vite që t’i kryente studimet në nivelin master, që më pas të merrte titullin Ma. Sc. i Shkencave Juridike ndërkombëtare.

Ndonëse për 7 mars ka rezervuar fjalë të mira për mësuesit, ministres Nagavci iu futën në grevë mësimdhënësit vitin e kaluar.

Lexo edhe:  Kush është drenicasi Endrit Nika, i akuzuari për vrasjen e të dashurës argjentinase në hotelin e Fushë Kosovës