Zbulohet e vërteta e fotografisë së Hashim Thaçit me Adem Jasharin

Ish-gjenerali i UÇK-së, Jakup Nura, ka rrëfyer për herë të parë historinë e fotos së ish-përfaqësuesit politik të UÇK-së, Hashim Thaçi, me komandantin legjendar, Adem Jashari.

Nura tregon që ai vet e kishte shkrepur atë fotografi.

“Në anën e djathtë është Hashimi. Është në shkallët e shtëpisë së një oficeri në Tiranë. Foton ku është Ademi me Hashim e kam shkrepur unë. E kam  dëgjuar që kanë thënë se është fallc, por nuk është. E kam bërë unë. I ka gjymtyrët e gjatë. Unë i kam fotografuar atë foto Thacit, se ai nuk e ka pasur. Në dhomë ku kemi banuar unë e Ademi e kemi bërë. Është ruajtur ajo foto, e pastaj ua kemi dhënë. Cdo herë dikush del e thotë se nuk është. Por në dhomën ku kemi banuar unë e Ademi pas një katër muajve, bile këtu është në krevatin e Ademit. Gjithmonë është dikush që kundërshton. Filloi si kundërshti politike. Por pastaj njerëzit nuk deshën të pranonin diçka të tillë. Por faktet nuk mund t’i kundërshtojë askush”, tregoi ai në T7.

Lexo edhe:  26 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë