Njesia e trafikimit me narkotik në Mitrovicë kap të dyshuarin me mbi 4 kg drogë në veturën e tij

Hetimet disa javore të Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Mitrovicë kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar për shitblerje dhe shpërndarje të drogës.

Dy të dyshuarit janë arrestuar pas një aksioni të Policisë, që u zhvillua në rrugën Klinë – Skenderaj – Mitrovicë, ku edhe u ndaluan të njëjtit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se njëri nga të dyshuarit për këtë rast është Xh.Ibrahimi, 38-vjeçar, i cili bashkë me mikun e tij, u kapën në flagrancë nga Policia.

Gjatë kontrollit të automjetit të të dyshuarve, në një çantë të madhe është gjetur një qese e zezë, brenda së cilës u gjeten (4710) gramë substancë e dyshuar narkotike, e llojit marihuanë.

Përveç drogës, është sekuestruar edhe vetura e tyre, e tipit Mercedes, si dhe dy telefona.

Lexo edhe:  Pamje nga momenti i tërmetit të sotëm në Turqi, dridhje të forta