Policia ndalon një Mercedes në Klinë, e pësojnë dy persona – iu gjet diçka e ndaluar

Policia e Kosovës ka njoftuar se nën dyshimin për posedim të substancave të dyshuara narkotike, në Magjistralen Klinë – Mitrovicë, të shtunën kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet të tipit Mercedes, ngjyrë hiri me targa vendore në të cilin ndodheshin dy kosovarë.

Gjatë kontrollit të automjetit të lartcekur, në bagazh, në një çantë të madhe është gjetur një qese e zezë, brenda së cilës u gjeten (4710) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Aksioni i PK-së që ndodhi rreth orës 21:45, sipas njoftimit erdhi pas hetimeve intensive disa javore dhe punës operative në teren.

Policia njoftoi se përveç drogës, janë sekuestruar një automjet i tipit ‘Mercedes’ dhe dy telefona.

“Është kontaktuar prokurori përgjegjës i rastit, i cili ka lëshuar vendim për ndalim ndaj dy të dyshuarve nën dyshimin e arsyeshëm se ata kanë kryer vepër penale “Blerja, posedimi,
shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Lidhur me rastin janë sekuestruar dëshmitë/provat e cekura në vijim: një qese e madhe me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë totale 4710 gram; një automjet Mercedes ngjyrë hiri me targa vendore dhe dy telefona celular”.

Lexo edhe:  Skandali në zyrën e tij, me kaq vite burg mund të dënohet Safet Gjici