Përfundon në paraburgim 56-vjeçari, Sebajdin Temaj, që u kap me 3 kg drogë

Dje u raportua për arrestimin e Sebajdin Temaj nga Prizreni, i cili gjatë një bastisje që u zhvillua në shtëpinë e tij, u kap me mbi 3 kilogramë drogë dhe armë e municion. Pas arrestimit, Temaj është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se ndaj 56-vjeçarit i cili u arrestua dje, është bërë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë. Gjykata e ka aprovuar kërkesën, duke ia caktuar të dyshuarit një muaj paraburgim.

Temaj hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Ndryshe arrestimin e 56-vjeçarit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ku ndër të tjera ka bërë me dije edhe gjësendet që u sekuestruan gjatë bastisjes.

Lidhur me rastin, gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë relevante si në vijim:

Pesё (6) qese najloni me substancë tё dyshuar narkotike tё llojit Marihuanë me peshё tё
pёrgjithshme prej 3 kg e 45 gram.
Dy peshore digjitale
Pistoletë me karikator me 3 fishek brenda.
Pistoletë me njё karikator me 4 fishek
Shtatё (7) fishekë kalibër i panjohur.
Njёqind e pesёdhjetё e dy (152) qese plastike tё zbrazëta pёr paketim tё substancave
narkotike.
Dyzet (40) stega plastike,
Dy (2) rolle me foli plastike,
Njё(1) rolle foli alumini,
Para në vlerë prej; 2880 euro, 70 franga zvicerane dhe 30 funta angleze”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Gruaja që vdiq me të bijën në aksidentin në Dragash la pas vetes edhe dy fëmijë