“Ma vrànë djalin dhe e kamufluan si aksident”

Edhe pse deri në mbrëmje iu duk si një ditë e zakonshme, 27 maji i 2022-shit nuk rezultoi i tillë për Kumrije Temajn.

Në fakt mbrëmja u shndërrua në makth, kur Kumrija mori lajmin e kobshëm që djali i saj i vetëm, Jetoni, u aksidentua.

Mes lotësh, ajo ka rrëfyer për KIKS-in se lindja e tij ia kishte ndërruar jetën. Jetoni ishte fëmija i parë që kishte arritur ta përqafonte, pasi tre fëmijët e parë të saj nuk arrinin të lindnin të gjallë.

Jeta që në nisje do të tregohej e pamëshirshme për të edhe për Jetonin, pasi bashkëshorti i saj ndërroi jetë në kohën kur Jetoni kishte vetëm 12 vjet.

Për VIDEO klikoni KËTU

Lexo edhe:  Varësia e të rinjve nga droga, Policia i kap me marihuanë dy persona në një parking në Lipjan