Ky është i dyshuari për plagosjen e dy serbëve në qendrën studentore në Veri, shpallet në kërkim

Mbrëmë u raportua për një incident në Qendrën Studentore në Mitorivcën Veriore që ndodhi sonte, ku për pasojë pas një përleshje mbetën të plagosur dy persona.

Viktimat u therën me thikë nga një i dyshuar, që për momentin ndodhet në arrati.

Rasti është konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia, teksa Sinjalizuesi nga Veriu ka dhënë detaje për identitetin e të dyshuarit, që është shpallur në kërkim.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Marko Jevremovic, i njohur me nofkën Roki, shef i sigurimit të konvikteve, i cili dyshohet se është pjesëtar i strukturave paralele kriminale të Serbisë.

Gjithçka dyshohet se nisi pas një mosmarrëveshje verbale, me ç’rast i dyshuari theri dy viktimat dhe u largua në një drejtim të panjohur.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Besim Hoti nga Drejtoria e Policisë në Veri, i cili tha se Policia ka nisur hetimet për ndriçimin e rastit.

Lexo edhe:  Punëtorët në Gjermani zbulojnë pagat e tyre në rrjetet sociale – shikoni sa paguhen në ndërtimtari dhe infermieri