Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë, gjendet një person pa shenja jete

Një person është gjetur pa shenje jete në banesën e tij në Mitrovicë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

VDEKJE E DYSHUAR/Mitrovicë 28.02.2023. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Lexo edhe:  Vajza kontakton me personin që po i hap llogari false në internet, ferizajasi e kërcënon: Kur të takohemi kom me t’ngrehë zhag