Lajmërohet i përfoluri për vrasjen në Baks: Jam i lirë, nuk kam të bëjë me rastin
02 press pak më parë raportoi për një vrasje që ndodhi në fshatin Baks të Skenderajt, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një person, teksa kanë mbetur të plagosur edhe dy të tjerë.
Në lidhje me rastin në disa portale është raportuar emri i Xhevdet Rexhepi si personi që qëlloi kushëririn e tij.
Xhevdet Rexhepi ka kontaktuar Gazetën Insajderi për të treguar se nuk është ky personi për të cilin është duke u raportuar.
Ai tha se ka qenë në punë dhe se nuk ka të bëjë asgjë me vrasjen në Skenderaj.
“Unë kam qenë në punë, nuk e di pse është emri im në disa portale nuk kam të bëjë me rastin i kam kojshi po nuk di asgjë në lidhje me rastin”.
Ai po ashtu tregoi se ka kontaktuar policinë e Skenderajit në lidhje me rastin dhe përfshirjen e emrit të tij në portale.
“ I kam kontaktu dhe policinë, dhe policia më tha që ne kemi qenë në vendin e ngjarjes i kemi të arrestum personat dhe i kemi në kontroll”.