Rrahje me mjete të forta në Suharekë, arrestohet një i dyshuar
Suharekë- Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një person, nën dyshimin për rrahjen me mjete të forta, ku dy persona pësuan lëndime trupore.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur në Studeçan të Suharekës, të hënën rreth orës 13:00, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.
“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht në mes vete me mjete të forta me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore, për çka dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia