Mitrovicasi vozit pa patentë shofer me shpejtësi 123km/h në zonën 50 km/h, e pëson nga Policia

Shkeljet e rregullave të komunikacionit në vendin tonënpo vazhdon nga vozitës të ndryshëm.

Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Deberllukë, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 123km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h.

Gjatë verifikimit ka rezultuar që kundërvajtësi drejtuesi veturës nuk posedonte patentë shofer.

Lënda për dy kundërvajtjet i është proceduar në gjykatën kompetente.

Lexo edhe:  Djali në Prizren e rrah dhe e kërcënon babain e tij 73-vjeçar pasi nuk i dha para