Aksident mes dy veturave në Shtërpcë, gjashtë persona dërgohen në Emergjencë

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, raporton Gazeta Sinjali.

Plot aksidente trafiku ka pasur edhe të dielën dhe një ndër ta ka ndodhur te Ura e Hekurit në Firajë të Shtërpcës, ku janë përfshirë dy vetura.

Sipas sinjalizuesve të Sinjalit, aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia e dy shoferëve gjatë lëvizjes, ashtu që dy veturat janë përplasur dhe për për pasojë gjashtë persona kanë mbetur të lënduar.

Të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e Shtërpcës për të marrë trajtimin e duhur mjekësor, teksa në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe Policia.

Lidhur me rastin, burimet thonë se është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Lexo edhe:  Xhaka reagon pas largimit të Shaqirit nga Zvicra