Në Prishtinë e Gjilan bie shi i përzier me baltë, kjo është arsyeja

Gjatë orëve të pasdites në Prishtinë e Gjilan kanë filluar reshjet e shiut.

Sipas sajtit të motit, “Meteo Kosova”, ky shi është i përzier me lloç për shkak të pluhurit saharian.

Qytetarë të shumtë në drejtim të redaksisë gjegjëse kanë dërguar foto e video të këtij fenomeni.

Kujtojmë se sipas parashikimeve, është paralajmëruar se do të ketë shi, duke filluar nga pasditja e të dielës së fundit të muajit shkurt.

Lexo edhe:  Goditja e auto sallonit “Lipjani”: Pronari dyshohet se shiti vetura deri në 100 mijë € për fajde, këto janë kompanitë që ranë pre e tij