Tentim vrasje në Podujevë, viktima goditet nga plumbi në oborrin e shtëpisë

Një person është plagosur mbrëmë rreth orës 20:50 në fshatin Peran të Podujevës.

Viktima ishte goditur nga një plumb derisa ishte në oborrin e tij.

Ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, thuhet në raportin e policisë.

Njësitë relevante policore dhe njësiti K-9 kanë dal në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe:  E rëndë në Mitrovicë: Djali e kërcënon me vrasje nënën, 55-vjeçarja kërkon ndihmën e Policisë