E mashtruan një person dhe ia morë 1500 euro për një termin vize, arrestohen dy persona në Podujevë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Podujevë për dallavere me termine të vizave, shkruan Insajderi.
Sipas policisë, personat e arrestuar në bashkëpunim me dy persona të tjerë e kanë mashtruar një person me premtimin se do t’i siguronin termin për vizë në ambasadën gjermane.
Viktima i kishte paguar ata me 1 mijë e 500 euro por termin i vizës nuk i kishte ardhur.
“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 11.01.2023-12:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit në bashkëpunim edhe me dy të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë mashtruar viktimën mashkull kosovar me premtimin se do t’i siguronin termin për vizë në ambasadën gjermane ku i njëjti kishte paguar 1500 €. Me vendim të prokurorit dy te dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa dy te dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.