Tension mes Kiarës dhe Luizit: Dua të diskutoj me ty, por e ke mendjen vetëm te loja

Çifti i “Big Brother Vip”, ashtu si çdo çift tjetër kanë uljet dhe ngritjet e veta. Në debatin e fundit mes tyre, Kiara ankohej ndaj Luizit për faktin se ai e ka mendjen vetëm te strategjia e lojës.

Pikënisja e debatit ndodhi në dhomën e gjumit për disa veshje të Kiarës që Luizi i kishte lëvizur nga vendi që ajo i kishte lënë. Gjatë diskutimit, Kiara u shpreh se “ka tension” mes saj dhe Luizit.

Ajo i tha Luizit se e ka prekur në pikën e dobët, që sipas saj është dollapi i rrobave, ndërsa këngëtari ia ktheu duke i thënë se pika e dobët e tij është Kiara.

Kiara: Kemi tension, është në përgjithësi se e ndjej. Na lodhe, vetëm muhabete për lojën bën. Ndonjëherë kjo gjë më lodh. Kam nevojë të ulem të bëjmë një bisedë normale.

Luizi: Si mund të bëjmë bisedë normale në këtë ambient ku privatësia është zero. Unë kam shumë për të thënë për atë takim që pata dje me Arbenin, por nuk më bëhet ta them se është diçka që duhet ta dimë ti dhe unë.

Kiara: Zëre se nuk ta thashë, të lutem më lër se nuk jam në terezi. Pse më kap te pika ime e dobët që është dollapi

Luizi: Pika ime e dobët je ti.

Çifti më pas u sqarua dhe vijoi duke dhuruar momente romantike.

Lexo edhe:  Arrestohet në Morinë 27-vjeçari nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pjesë e një organizate kriminale