Qeveria Kurti pritet të marrë sot një vendim për Trepçën

Qeveria e Kosovës do të mbaje nesër mbledhjen e radhës, ku në rend dite janë 12 pika/vendime për shqyrtim.

Demokracia.com e ka siguruar rendin e ditës të mbledhjes së qeverisë që nis në orën 10.

Në mesin e pikave që do të shqyrtohen është edhe vendimi që të kërkohet nga presidentja dhënia e autorizimit të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare IPA 2022 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Në pikën e gjashtë të rendit të ditës është shqyrtimi i propozimit për themelimin e strukturave për Hartimin e Strategjisë kundër korrupsionit.

Në këtë mbledhje nder tjerash do të shqyrtohet edhe kërkesa për huamarrje për Trepçën.

Lexo edhe:  QKUK-ja sonte s’do të ketë ujë 4 orë