Çun Lajçi sheh ëndërr që është dekoruar nga presidentja: Artist në vlera të mëdha
Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi, po vazhdon të jetë mjaftë aktiv në rrjetet sociale duke bërë publike nga më të ndryshmet, qofshin nga jeta profesionale apo ajo private.
Ditën e sotme e ka nisur duke u treguar ndjekësve për ëndrrën e tij.
Ai shkroi që ka parë ëndërr që është dekoruar nga presidentja ku në mirënjohje shkruante për artistin me vlera të mëdha.
Postimi i plotë:
“M’duhet nji lexues andrrash! Mbramë pashë andërr, (veç nuk di a ishte gjumi i parë apo gjumi i dytë), se kan dallim andrrat e akshamit me ato t’sabahut, se si Presidentja me dekoroi! Madje m’thirri në Sallën e Kuvendit për nder të ditës se pavarësisë!
N’mirënjohje shkruente: – artistit me vlera të mëdhaja, që dha shumë gola n’skenën e teatrit gjatë 50 viteve! Kurse kryeministri ma dha nji shtagë nej-nej. E thanës ishte! Shko m’tha n’Çakorr e luej guxhas me malazez! Jam artist more i thashë! Mos ban hajgare allahile, se po t’nin kush e kujton përnjimend.
Ty prej se jam ardhë unë Kryeministër veç rrugëve me libra t’kam pa! M’duhet nji lexues andrrash, me m’kallxua a duhet me çua nezër n’tyrbe se po tutna mos nuk jan shenjat e mira!