LAJMI I FUNDIT: Tërmeti i ri në Turqi la 3 viktima e 213 të plagosur

Tre persona thuhet se kanë humbur jetën dje pas një tërmeti me magnitudë 6.4 ballë që goditi Turqinë jugore, disa javë pasi një tërmet vdekjeprurës shkatërroi rajonin.

Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu tha gjithashtu se edhe 213 persona ishin plagosur në Hatay. Agjencia turke e fatkeqësive dhe emergjencave Afad tha se tërmeti ndodhi në orën 20:04 me orën lokale.

Një tërmet me magnitudë 7.8 goditi të njëjtën zonë më 6 shkurt, duke vrarë më shumë se 44,000 njerëz në Turqi dhe Siri. Të vrarët nga lëkundjet e së hënës u gjetën në Antakya, Defne dhe Samandagi, tha Soylu, duke u bërë thirrje njerëzve që të mos hyjnë në ndërtesat potencialisht të rrezikshme.

Dëshmitarët i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se kishte pasur dëme të tjera në ndërtesa në Antakya, ndërsa kryebashkiaku i Hatay, në Turqinë jugore, thotë se njerëzit janë bllokuar nën rrënoja.

Autoritetet turke kanë regjistruar më shumë se 6,000 pasgoditje që nga tërmeti i 6 shkurtit, por ekipi i BBC-së në rajon tha se lëkundjet e sotme janë ndjerë shumë më të forta se ato të mëparshmet.

Raportohet se tërmeti është ndjerë edhe në Siri, Egjipt dhe Liban. Grupi i mbrojtjes civile të Helmetave të Bardha tha se më shumë se 100 njerëz u plagosën në Siri, me ndërtesat që u shembën dhe paniku i përhapur.

Fondacioni i Shoqërisë Mjekësore Siriane Amerikane tha se pesë nga spitalet e tij patën të paktën 30 persona të lënduar nga tërmeti i fundit, por shtoi se dëmet në objektet e saj mjekësore ” jenë minimale”,BBC.

Në Turqi ka frikë dhe panik teksa vazhdojnë të vijnë pasgoditje të vogla. Linjat e ambulancave dhe ekuipazheve të shpëtimit po përpiqen të arrijnë në disa nga zonat më të prekura, ku muret e ndërtesave të dëmtuara rëndë janë shembur. Një numër strukturash që mbetën në këmbë pas lëkundjes së 6 shkurtit tani janë shembur, duke përfshirë edhe një urë.

Lexo edhe:  Prishtinë: Shtetasi i Maqedonisë ia vjedh iPhone 14-shin gruas në autobus, arrestohet nga Policia