“Mu duk se do të dështoja”, kaligrafisti i Deklaratës së Pavarësisë tregon emocionet e para 15 vjetësh

Shyqri Nimani është njeriu që ka shkruar me kaligrafi deklaratën e Pavarësisë, dokumentin historik me të cilin Kosova u pavarësua më 2008-ën.

Ai tregon se i është dashur të punojë në luftë me kohën për të realizuar dokumentin.

“Ka qenë pak e vështirë, për arsye se kam menduar se do të kem 1 javë kohë për të kaligrafuar në pergamenë. Por nuk pata kohë. Shumë u shqetësova dhe kisha vetëm pak orë. Diku pas mesnatës e pashë që ndoshta do të dështoj, sepse ishte teksti i gjatë. Duhet të lija vend për Presidentin, Kryeministrin, kryetarin e Kuvendit dhe 120 nënshkrimet e parlamentarëve… Në një moment i them djalit, “më duket do të dështoj”.

Ai më dha mbështetje të fortë dhe më tha që nuk do ta lejojmë të dështosh”, tregon ai për A2CNN.

VIDEO

Lexo edhe:  Rrahja në aeroportin e Prishtinës, policia shoqëron në stacion 7 persona