Deputeti ukrainas: Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, ka uruar Kosovën, me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë.
Goncharenko ka thënë se është duke bërë gjithçka që është e mundur që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Ju keni një vend të mrekullueshëm dhe njerëz të mrekullueshëm!”, ka shkruar Goncharenko në Twitter.
“Ukraina është ende në rrugën e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por unë po bëj gjithçka që kam në dorë për ta afruar këtë moment”.
Kujtojmë, ai ka filluar një peticion në Ukrainë, për ta njohur Kosovën si shtet.