Ganimete Musliu vendos emblemën e UÇK-së në foltoren e Kuvendit
Ka filluar seanca solemne në Kuvendin e Kosovës.
Seanca e cila po mbahet për nder të 17 Shkurtit ka nisur me intonimin e himnit të Kosovës.
Në këtë seancë po marrin pjesë edhe presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Por para fillimit të seancës solemne për të shënuar përvjetorin e Pavarësisë, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka vendosur emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në foltoren e Kuvendit.