Tronditet Shqipëria, sërish atentat në rrugë: Vritet 1 person dhe plagosen 2 rëndë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Milot, ku dyshohet se kanë mbetur të plagosur dy persona.

Gazetarja Brixhilda Deda bën të ditur për “Top Channel” se të plagosurit janë Martin Preci dhe Ylli Brahimi, të cilët po transportohen në gjendje të rëndë drejt Tiranës

Ylli Ibrahimi dhe Besmir Preçi apo siç njihet ndryshe Klisman Preçi, ishin duke qarkulluar me automjet në momentin e atentatit, teksa janë goditur nga një automjet tjetër.

Nuk dihen ende detaje të mëtejshme për ngjarjen ndërsa polica është në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e saj.

Lexo edhe:  Ministria e Financave paralajmëron pezullimin e kontratave të të gjithë grevistëve