E njëjta xhaketë, i njëjti vend, por realiteti i ndryshëm, babai që përloti botën: Jam gjallë, por kam vdekur brenda

Nje skenë e dhimbshme që ka përlotur gjithe botën ishtë ajo e një babai që shtëngonte dorën e vajzës së tij 15-vjeçare, të vdekur e nën rrënoja, duke mos dashur të pranojë realitetin.

Fotos që bëri xhiron e botës e një burri 49-vjeçar, Meseut Hançer tashmë i është bashkangjitur dhe një intervistë në një emision për t’a përmbyllur publikisht ngjarjen e tmerrshme, por për të lënë të hapur në kujtime të çdokujt që përjetoi të njëjtën tragjedi, shijen e hidhur të humbjes. Skenat zemërthyese nga Kahramanmaras përshkruanin më së miri pikëllimin që pësoi miliona njerëz në vendet e goditura nga tërmeti i Turqisë dhe Sirisë.

Mesut Hançer humbi gjashtë anëtarë të tjerë të familjes në një fatkeqësi natyrore vdekjeprurëse, përfshirë nënën dhe të afërmit e tij. Humbja më e dhimbshme ishte sigurisht ajo e së bijës, ku turku mund të mbante vetëm dorën e saj pa pasur mundësi ta ndihmonte.

“Unë u përpoqa ta liroj vajzën time, princeshën time, me duar të zhveshura, por në fund u desh ta lija në gërmadha”, tha Hançer.

Çdo ditë ai viziton vendin ku ka parë për herë të fundit vajzën e tij Irmak. Ai shkon në atë vend me një xhaketë portokalli, të njëjtën që kishte veshur kur u regjistruan fotot më tronditëse nga Turqia.

“Vajza ime dhe gjashtë të afërm të tjerë vdiqën të gjithë teksa po qëndronin në shtëpinë e nënës sime në Kahramanmaras. Epiqendra e tërmetit ishte pikërisht aty. Unë isha në punë, në furrë buke, kur toka u drodh. Menjëherë telefonova gruan time. Ajo më tha se ajo, dy vajzat dhe djali ynë ishin të sigurt. Por vajza më e vogël fjeti në divan në shtëpinë e gjyshes sime atë natë sepse donte të ishte me të afërmit e saj. I dëshpëruar thirra nënën time, por ajo nuk u përgjigj thirrjes, kështu që unë vrapova në shtëpinë e saj”, shtoi Mesut Hançer.

Lexo edhe:  Arrestohet në Morinë shtetasi nga Kosova i kërkuar nga Zvicra për pastrim parash

Kur arriti në shtëpinë e nënës së tij, konstatoi se pallati dhjetëkatësh ishte shembur. Irmak, nëna dhe të afërmit e tij kishin vdekur.

“Nuk doja ta lija. Ia mbajta dorën, kjo ishte e vetmja pjesë e trupit që dukej nën rrënoja. U përpoqa ta nxirrja me duar të zhveshura, por ajo po flinte. Zoti ma mori vajzën”, tha babai i tronditur në një intervistë për televizionin turk TV100.

“Ishte shumë e vështirë për të hequr rrënojat. Ne po kërkonim një ekskavator, por nuk mundëm ta merrnim. Policia mbërriti në vendngjarje, por nuk mundi të na dërgonte një ekskavator. Dhe ekipi i shpëtimit u përpoq por s’mundi. Dua t’i falënderoj. Kam pikëllim për çdo anëtar të familjes sime, por vdekja e vajzës sime ma theu zemrën. Jam gjallë, por brenda ndihem i vdekur. Ajo ishte si trëndafili dhe mbante aromë trëndafili”, përfundoi Mesut.