Milaim Zeka në EuroNews Al: Kam dyshime se njerëzit e LVV-së kanë organizuar vrasjen e Astrit Deharit

Gazetari Milaim Zeka ka deklaruar se ka dyshime që njerëzit e Vetëvendosjes e kanë organizuar vrasjen e Astrit Deharit në burg.

Ai shtoi se pikërisht këtë ngjarje e përdori kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti kur ishte në opozitë.

Ai tha se Kurti premtoi që do të zbardhte vrasjen e Deharit sapo të vinte në pushtet. “Albin Kurti ka pas nxjerrë mijëra njerëz në rrugët e Kosovës për të protestuar, njerëz të cilët janë vrarë. Lidhur me ngjarjet u arrestuan dhe disa njerëz, në mesin e tyre dhe Astrit Dehari i cili më vonë vdiq në burgun e Prizrenit ose në qendrën e paraburgimit në Prizren, ku në atë kohë dikush e cilësoi si vrasje, dikush si vetëvrasje.

“Atë kohë Kadri Veseli pati deklaruar se Dehari është vrarë. Këtë histori tragjike të Astrit Deharit e keqpërdori Albin Kurti në maksimum, ku një premtim që bëri ishte se me ardhjen e tij në pushtet do të zbardhë vrasjen e Astrit Deharit. Ka pasur dyshime se pikërisht njerëzit e vetëvendosjes e kanë organizuar vrasjen e tij në burg”-theksoi ai.

Lexo edhe:  Paga mesatare vjetore 40 mijë euro, Gjermania kërkon punëtorë në këtë sektor