Nëna e Marigonës kanoset nga facebooku i “Dardan Krivaqës” (VIDEO)

Familjen e Marigona Osmanit nuk po e lënë rehat as pas vrasjes së saj.

Nëna e të ndjerës një ditë më parë u kanos në rrjete sociale nga dikush që u paraqit si vrasësi i të bijës, Dardan Krivaqa.

I njëjti, sipas burimeve të klanit, 43 vjeçaren tashti e kërcënoi me vajzën tjetër, motrën e Marigonës.

Pos nënës, i njëjti profil tentoi të kontaktojë edhe me vetë motrat Osmani, derisa të njëjtat e bllokuan në rrjete sociale të dyshuarin. Klani ishte edhe tek familja Osmani por të njëjtit përvec që e konfirmuan rastin e ndodhur nuk deshën të flasin me arsyetimin se po frikësohen se kërcënimet e tilla mund të shtohen.

Lexo edhe:  Vdes një femër në shtëpinë e pleqve