“Godet” Xhuli: Kosova nuk është vend i pjekur akoma për vajza me mentalitet si unë
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli në një bisedë që kishte me Artanin ka folur pak rreth mentalitetit shqiptar karshi personave publikë, ndërsa ka kujtuar edhe këshillat e babait.
Xhuli ka thënë se kur e kishte puthur Atdheun, kishte dyshimet e veta për shkak të disa mendimeve të babait të saj karshi paragjykimit të shqiptarëve.
“Atdheun kur e kam puthë e kam menduar që babai im do ta ketë frikë atë gjë. Jo që nuk e pëlqen këtë gjë tek unë, por nuk i pëlqen gjykimi i shqiptarëve. Do të thotë Kosova nuk është vend i pjekur për vajza me mentalitet si unë, sepse unë jam shumë ‘e hapur’, flas për seks, flas për marrëdhënie, flas për fuqizimin e gruas”, ka thënë Xhuli pos tjerash.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.