Nuk iu shemb asnjë objekt nga tërmeti, flet ndërtuesi turk

Malatja ishte një nga zonat më të goditura nga tërmetet në Turqi. Shumë pallate u shëmbën e të tjera u dëmtuan rëndë. 

Dy tërmetet që goditën njëri pas tjetrit, nuk kursyen edhe komplekset që nga jashtë dukeshin si hotele me 5 yje.

Nga kjo doli, se shumë ndërtues turq kishin abuzuar me fasadën dhe nuk kishin siguruar punime cilësore.

Ndërkohë së fundmi në rrjete sociale po bën xhiro, puna dhe dëshmia e një ndërtuesi të ndershëm.

Sipas mediave lokale, atij nuk iu shemb asnjë pallat, dhe para tërmetit i kishte ndodhur diçka e pazakontë. Ndërtuesi rrëfen se ishte gjobitur me 300 miliardë lira, vetëm se pallatet e tij nuk dukeshin të bukura.

Atë kohë më vendosën gjobë prej 300 miliardë lirash. Tani po marrin në telefon dhe po thonë ‘Do të japim medalje’.

Lexo edhe:  Rast i rëndë në Fushë Kosovë: Vdes foshnja 7 javëshe, nëna e gjen pa shenja jete pasi zgjohet nga gjumi