S’ka qetësi: Një tërmet 6.1 ballë godet një shtet tjetër
Një tërmet i fortë tronditi Zelandën e Re para pak orësh. Sipas Geonet, agjencia kombëtare e tërmeteve, tërmeti ishte me magnitudë 6.1 ballë.
Qendra ishte pranë kryeqytetit Wellington në një thellësi prej rreth 48 kilometrash në det, por lëkundjet u ndjenë në të gjithë ishullin e Veriut dhe në rajonin Marlborough. Pothuajse 70,000 njerëz e ndjenë tërmetin.