Labi ngritë një shqetësim: Dikush po paguan t’na e dëshpëron rininë sa më shumë

Ish-deputeti dhe këngëtari, Labinot Tahiri i ka kushtuar një artikull të veçantë një teme serioze që po i ndodhë vendit.

Bëhet fjalë për ikjen e të rinjve nga Republika e Kosovës.

Rreth kësaj ai ka ngritur një shqetësim të madh.

Postimi i plotë:

Diqka e rëndë po ndodh me shtetin tonë të Kosovës dhe Rininë e saj!

Dikush është duke tentuar që Kosova dhe vatrat tona , t’a përjetojë sërish një Exod të radhës, gjë që KOSOVËS do ti kushtojë shumë.

Përse o njerëz bëhen kaq shumë intervista nëpër qyetete duke e imponuar ikjen e qytetarëve dhe të rinjeve, me pyetjen: ” A do t’a leshoni Kosovên? Përse nuk të jetohet në Kosovë dhe përse do ta lëshoni vendin?”

Këto pyetje direkt krijojnë imponime tek ne dhe janē pyetje që nuk janë parë ndonhjeherë më heret.

Edhe ne kemi ikur dikur, ama këtu e kemi pasur Serbien mbi kokat tona!

Sot, kujt po i konvenon kjo dukuri?

Edhe unë sot i kam ndoshta mundesitë e mira dhe ka dhe të tjerë, por pak dallim ka sepse ndoshta edhe femijet e mi këtë e thonë ashtu siq i degjojnë te tjerët.

Pra, nuk është ka punohet me rininë.

Dikush po paguan shumë që të na e deshpërojnë rininë tonë sa më shumë!!!

Gabim i madh , shumë i madh!

Labinot Tahiri , Kosovë e Shqipërisë.

Lexo edhe:  Raportohet se 10 shpërthime të fuqishme trondisin Beogradin