Tërmet në rajon, raportohet se lëkundjet u ndjenë edhe në Kosovë

Një tërmet ka goditur sot Kosovën, derisa epiqendra e tij ishte në Rumani.

Sipas raportimeve të para theksohet se lëkundjet e tokës janë dëgjuar në disa lokacione të Kosovës.

Deri më tani sipas të dhënave të para, tërmeti ishte me magnitutë 5.7 shkallë të rihterit në Rumani.

Disa qytetarë kanë publikuar edhe video nga momenti i dridhjes së tokës, ndërsa nuk raportohet për ndonjë dëm të shkaktuar.

VIDEO KËTU

Lexo edhe:  Ky është spitali privat në Prishtinë ku vdiq një i moshuar, familjarët hedhin akuza në drejtim të mjekëve përgjegjës