Një prej njerëzve më të respektuar në Vetëvendosje kërcënon me dorëheqje

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se do të japë dorëheqje nga VV-ja nëse pranohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Ai e ka cilësuar Asociacionin si “tumor” për Kosovën dhe ka thënë se nuk e di se nga do të shkojë pas largimit eventual nga VV, por që do të jetë e sigurt që do të japë dorëheqje.

“Nëse bëhet Asociacioni. Që është tumor për Kosovën. Unë them publikisht, me përgjegjësi të plotë, se nuk do të jem më pjesë e VV-së. Ka do të shkoj nuk e di. Por që nuk do të jem më pjesë e VV-së është e sigurt”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kurti duhet të japë dorëheqje nëse ai e pranon Asociacionin.

“Nëse e pranon këtë, që unë e di që nuk e pranon por nëse e bën, atëherë ai duhet të japë dorëheqje”, përfundoi ai.

Bahtiri thotë se qëndron mirë me kryeministrin Albin Kurti dhe deputetët e VV-së, por që nuk ka dashur të jetë pjesëtar i strukturave dhe vetëm ka dashur të jap kontribut për veriun e Kosovës.

“Qëndroj mirë me të dhe me secilin deputet. I trajtojmë problemet që duhen trajtuar dhe marr pjesë në cdo diskutim për veri. Kam mundur të jem në cdo strukturë por nuk kam dashur të jem. Nuk e kam atë problem. Unë e kam problemin vetëm tek veriu dhe të jem i vendosur që të jap kontributin”, tha ai.

“Po sigurisht. Por po ju them të vërteten se kryesisht merrna me çështjen e veriut. Kam qenë cdo herë i informuar dhe në komunikim për gjithçka që ka ndodhur në veri. Sigurisht që po dhe kam dhënë maksimumin për gjithçka që kam mundur të jap”, shtoi ai.

Lexo edhe:  Luiz Ejlli ‘pushton’ TikTok-un, shënohet rekord kërkimesh me emrin e tij

Bahtiri ka thënë se ka pasur oferta shumë më të mëdha se këshilltari politik, por që nuk i ka pranuar ato.

“Më kanë ofruar të shkoj në ministri të ndryshme por nuk kam dashur”, tha ai.

“Nuk ka qenë çështje e këshilltarit por shumë më shumë. Nuk kam dashur të jem pjesë e qeverisë. Por thashë kam qenë dhe do të jem i gatshëm të jap atë për të cilën jam i përcaktuar për të dhënë për atë pjesë që duhet të jetë në tërësi të Kosovës”, shtoi Bahtiri.

“Bashkësisë ndërkombëtare nuk u besoj, sidomos evropianëve nuk u besoj fare. I kam provu me çështjen e urës, ajo ka pas me u hapë dhe kur është ardhë çështja e hapjes, kanë dështuar dhe e kanë lënë të mbyllur. Sot aty nuk ecin veturat. E dimë se urat janë për t’i lidhur qytetet dhe qytetarët”, ka thënë Bahtiri në DPT te Fidani.

Bahtiri ka thënë se është kundër Asociacionit dhe do të luftoj kundër këtij mekanizmi.

“Unë jam kundër dhe do të luftoj deri në fund për kundër. Çdo bashkim i një institucioni të komunave është pjesë përbërëse e një republike, sic është Republika në Bosnje.”, ka deklaruar Bahtiri.

Ai ka kritikuar edhe SHBA-të për ndërrim qëndrimit, siç ka thënë ai, duke hequr dorë nga kërkesa për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kur u ardhë së pari Escobari, ka thënë se njohja do të jetë në qendër. Pas shkuarjes në Beograd, e ka pa që nuk mund ta bindë Serbinë dhe ka lëvizë prej asaj pjese. Shiko tash se çfarë thonë. I kthehen Kosovës pa të drejtë, me gjërat më të ulëta që mund të jetë një shtet sovran”, ka thënë ai.

Lexo edhe:  Po vijnë temperaturat minus, meteorologët parashikojnë motin për ditët e ardhshme