“Kur të dalësh jashtë të pret pistoleta”, kjo deklaratë e Stresit shqetësoi familjarët e Xhulit, vjen reagimi i tyre

Gjatë prime-it të sotëm në BBVK, që nga fillimi e deri më tani, protagoniste kryesore ka qenë Xhuli. Pothuajse të gjithë banorët janë kthyer kundër saj.

Madje jo vetëm në prime, edhe në pamjet e shfaqura që kanë ndodhur gjatë javës diskutimet e banorëve të tjerë kanë qenë për Xhulin.

Bullizime, ofendime, ishin disa nga temat kryesore pse banorët janë vënë kundër saj.

I gjithë debati filloi pas një bisede të modeles nga Drenica me Vivienin që kishte të bënte me bullizmin.

Rreth kësaj situate, djali i agjës së Xhulit, Bekim Nura është shprehur për Insajderin se janë të shqetësuar si familje shumë kur Xhuli ofendohet, bullizohet madje edhe kur kërcënohet se do të sulmohet me pistoletë kur të dal jashtë, dhe produksioni e banorët po heshtin.

Tutje ai ka shtuar se është normale që edhe ajo mund të dal ndonjëherë nga vetja pas gjithë këtyre bullzimeve.

“Ne si familje jemi mjaft te shqetësuar kur Juliana ofendohet, bullizohet e kërcenohet qe kur te del jashtë të pret pistoleta, të gjithë produksioni dhe banoret heshtin ndërsa çdo fjale e Julit përcillet me llup si ta sulmojnë me pretekstin qe Juli është e fort, prej saj perfitojnë vëmendje e klikime. Pas kaq shumë bullizimeve është normale qe edhe ajo njeri është e ndonjëherë del nga vetja. Siç duket aty brenda nuk din se çka është loja dhe ulet niveli ne familje”, tha djali i agjës së Xhulit për Insajderin.

Lexo edhe:  Sigurohet avokati për policët e kidnapuar