Kjo është gjendja shëndetësore e Imamit i cili u rrah nga tre vëllezër

Imami i xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha është rrahur mbrëmë nga tre vëllezër.

Personat të cilët e sulmuan Imanin e xhamisë janë Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi.

Burime kanë bërë me dije se imami ndodhet në QKUK e është jashtë rrezikut për jetë.

“Imami aktualisht është i shtrirë në QKUK në gjendje jashtë rrezikut për jetë”, tha ky burim për Insajderin.

Imami i xhamisë Zeqir Berisha, i kishte lajmëruar në polici kohë më parë këta persona, për ngacmim dhe kërcënim, por që nga organet e rendit nuk janë ndërmarr hapa.

Personat të cilët e kanë sulmuar imanin, tashmë janë intervistuar nga Policia, por siç mëson Insajderi asnjëri nga ta nuk e ka pranuar sulmin e bërë mbrëmë.

Lexo edhe:  Nisin hetimet nga policia pas vdekjes së gruas nga Rahoveci që raportoi burrin dhe vjehrrin për dhunë në familje