Ushtari i FSK-së feston ditëlindjen në rrënojat e tërmetit në Turqi

Një nga ushtarët e FSK-së që po qëndron tash e disa ditë në Turqi për t’u dalë në ndihmë popullit turk pas tërmetit vdekjeprurës atje, sot ka ditëlindjen.

Bëhet fjalë për instruktorin dhe udhëheqësin e lartë, Sabri Sada. Lajmin e bëri të ditur faqja e “Kosovo SAR International Training Centre” në Twitter.

Aty janë ndarë edhe disa fotografi, teksa FSK-ja po vazhdon t’i ndihmojë qytetarët pas tërmetit tragjik që ndodhi të hënën.

Deri më tani raportohet se kanë vdekur mbi 25 mijë persona, teksa dëmet materiale janë jashtëzakonisht të mëdha.

Lexo edhe:  Boksieri shqiptar shtrin për toke kampionin bullgar, feston me flamurin kuq e zi