Termeti shkatërrues në Turqi, alarmohet për cilësinë e ndërtimeve në Kosovë


Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), duke përmendur tërmetin shkatërrues në Turqi e Siri, i cili la pas mbi 30 mijë viktima, tha se nga kjo situatë shteti ynë duhet të marrë mësim.

Ai përmendi faktin se  mijëra objekte banesore në Kosovë janë pa pranim teknik, duke thënë se se “shteti mbyll sytë para pronarëve të kompanive të ndërtimit”

“Shteti do të duhej të merr mësim nga tërmeti në Turqi, dhe të veproj.  Të merret me shkakun sot, dhe jo pasojat nesër. Gjatë fushatës parazgjedhore kanë premtuar se do të trajtojnë këtë problem, deri tani asnjë veprim”, shkruan ai.

Postimi i tij i plotë:

Afërsisht 30 mijë viktima të tërmetit në Turqi dhe Siri. Sipas OBSh, numri i viktimave mund të dyfishohet!  Mbi 5 milion njerëz pa kulm mbi kokë.

Ndërkohë në Kosovë, janë me mijëra objekte banesore pa pranim teknik.

Pse? Sepse, shteti mbyll sytë para pronarëve të kompanive të ndërtimit.

Pse? Sepse, për çdo objekt banesor, pronarët e kompanive të ndërtimit kur kanë tejkaluar lejet e ndërtimit duhet të paguajnë mbi 80 mijë Euro për të marr pranimin teknik.

Sa dinë banorët se ku jetojnë, sa është cilësia e ndërtimit, sa janë të sigurta këto objekte, pothuajse pak ose hiq.

Shteti do të duhej të merr mësim nga tërmeti në Turqi, dhe të veproj.  Të merret me shkakun sot, dhe jo pasojat nesër.

Gjatë fushatës parazgjedhore kanë premtuar se do të trajtojnë këtë problem, deri tani asnjë veprim.

P.S.  Shteti në këtë rast është pushteti qendror dhe ai lokal, ku hyn të gjitha partitë politike pa dallim.

Lexo edhe:  Zbulohet se si pronari i ‘Euro Abi’ dyshohet se shfrytëzoi biznesin e tij për të dhënë para me fajde