Edhe sonte paralajmërohet acar në Kosovë, këto janë detajet e motit
Para nesh është edhe një natë mjaft e ftohtë dhe me acar, por krahasuar me tri netët e kaluara mund të themi se do të jetë acari paksa më i lehtë.
Masa ajrore mjaft e ftohtë siberike ka filluar të dobësohet, ndërsa ditëve të ardhshme pritet të dobësohet edhe më tutje, megjithatë nuk priten rritje të mëdha të temperaturave, ngase të dielën do të kemi një front të ftohtë ajror, ndërsa masa mjaft të acarta siberike do të jenë të pranishme thellë në lindje të Evropes e kjo do të ndikojë sadopak që ende të kemi ngrica, por jo të mëdha.
Mëngjesi i së shtunës pritet të jetë mjaft i ftohtë, me temperatura nga – 4 deri në -9 gradë Celsius, ndërsa në viset malore do të jetë edhe më ftohtë.
Fronti i së dieles do të jetë i dobët, por do të sjellë reshje kalimtare bore që mund të na japin pamje të bukura bore, por reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe kryesisht të pakta.