FSK nis edhe një ekip për ndihmë shtetit të Turqisë në gjetjen e trupave pas termetit
Është nisur sot edhe një ekip e Forcës së Sigurisë së Kosovë, për të mbështetur operacionet e Kërkim-Shpëtimit të kontingjentit të FSK-së, në Zonën e Operacionit në Republikën e Turqisë.
Ekipi i përbërë nga oficer e nënoficer do t’i bashkohet kontingjentit për të mbështetur operacionet me personel dhe pajisje specialistike të punës që do të ndihmojnë në zhvillimin sa më efikas të operacioneve.
Ndryshe tashmë ka një ekip me rreth 40 pjesëtarë tjerë, të cilët po bëjnë një punë të shkelqyshme, pasi kanë arritur të nxjerrin të gjallë dy persona./Jepi zë