Familja njofton për vdekjen tragjike të 19-vjeçarit që u aksidentua në Drenas
Si pasojë e një aksidenti të rëndë në komunikacion që ndodhi mbrëmë në rrugën Drenas – Skenderaj, humbi jetën tragjikisht i riu, Andrit Gjeli.
Lidhur me vdekjen e 19-vjeçarit, kanë njoftuar edhe familjarët e tij, teksa nuk janë bërë ende të ditura detajet e ceremonisë mortore.
“Ju njoftojmë se sot më 08.02.2023 nga një aksident trafiku ka ndërruar jetë më i dashuri ynë – Andrit Halim Gjeli. Për varrimin do ju njoftojmë në orët në vijim. Thellësisht e pikëlluar Familja Gjeli”, thuhet në njoftim.
Sipas informacioneve të para, Gjeli ishte duke lëvizur me veturën e tij kur dyshohet se u aksidentua nga një veturë tjetër dhe për pasojë mori plagë të rënda.