E dhimbshme: Ky është 19-vjeçari që vdiq pasi u aksidentua në Drenas
Mbrëmë është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Drenas- Skenderaj, ku dy persona pësuan lëndime të rënda dhe u dërguan në spital për trajtim mjekësor.
Fatkeqësisht, njëri prej tyre ka humbur jetën,
Familjarët kanë njoftuar se bëhet fjalë për Andrit Gjelin, 19-vjeçar nga Drenasi i cili nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve dhe vdiq.
Sipas informacioneve të para, Gjeli ishte duke lëvizur me veturën e tij kur dyshohet se u aksidentua nga një veturë tjetër dhe për pasojë mori plagë të rënda.
Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është H.M., ndaj të cilit pritet të merren veprimet e nevojshme nga Policia.