Lajm tragjik në Drenicë: Ky është 19-vjeçari që humbi jetën në aksident
Mediet sot raportuan për një aksident trafiku në rrugën Drenas- Skenderaj, ku dy persona pësuan lëndime të rënda dhe u dërguan në spital për trajtim mjekësor. Fatkeqësisht, njëri prej tyre ka humbur jetën në QKUK, thonë burimet nga Emergjenca.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për Andrit Gjelin, 19-vjeçar nga Drenasi i cili nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve dhe vdiq.