Kryeministri Kurti viziton dy familje serbe në Istog, shoqërohen nga Policia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka vizituar sot dy familje serbe në fshatrat Drejë dhe Zheç në Istog, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se Kurti dhe Rashiq kanë qenë të shoqëruar edhe nga Policia e Kosovës.

“Miqësisht e në ambientet e shtëpive të tyre, kryeministri Kurti dhe anëtarët e familjes Miletiq dhe asaj Komatoviq biseduan për përditshmërinë, angazhimet, bashkëjetesën me shqiptarët dhe nevojat e fshatit”, njoftoi ZKM.

Gjatë vizitës, Kurti i ka informuar ata për politikat sociale që po zbaton Qeveria.

“Duke i falënderuar për bisedën dhe mirëpritjen, kryeministri Kurti i njoftoi për politikat sociale që po zbaton Qeveria dhe për planet e lansimit të masës tjetër të punësimit që mbështet bizneset që angazhojnë punëtorë nga komuniteti jo shumicë”, thuhet më tej.

Lexo edhe:  Banori shqiptar i veriut: S’kam frikë, kurrë më t’sigurtë s’kemi qenë – qeveritë e kaluara kanë qenë katastrofë