Lajmërohet Xhemajl Sekiraqa: Jam i lirë, më lini të qetë se jam baba i tre fëmijëve

Para disa ditësh në media është raportuar për arrestimin e Xhemajl Sekiraqës, që në opinion është njohur si bashkëshorti i këngëtares Arta Bajrami.

Lajmi.net ka kontaktuar me Xhemajl Sekiraqën ditën e sotme, i cili ka bërë të ditur se është i lirë dhe se nuk ka të bëjë me rastet të cilat i janë përmendur në media.

“Nëse ekziston mundësia të më lini rehat në jetën time, mos t’ma cenoni privatësinë, unë jam njeri familjar, jam baba i tre fëmijëve dhe dua të ruaj privatësinë time. Kështu që krejt çka kam kërkuar është t’më lini rehat me fantazitë e rrenat që i dëgjoni në kafe, përndryshe detyrohem të ndjek rrugët ligjore kundër mediave që shpërndajnë dezinformata, thashetheme për klikime, për interesa të tyre. Për rastin që është bërë bujë në media, unë nuk kam lidhje fare, është dezinformatë”, ka thënë Xhemajl Sekiraqa.

Ai ka thënë se nuk është hera e parë që në media është raportuar rreth burgosjes së tij, derisa ka thënë se nëse vazhdohet kështu, do të padis personalisht mediat të cilat raportojnë “dezinformata” rreth tij dhe jetës së tij.

Në lidhje me rastin për të cilin flitet,  policia në komunikatën zyrtare ka thënë se i dyshuari ishte në kërkim me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Lexo edhe:  Shkoi për të dërguar lule tek varri i gjyshit, gjen se mbi të i është ndërtuar një shtëpi- Nipi përfundon në polici